×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Temperaturat e larta në Pallatin e Drejtësisë, Gjykata Themelore merr vendim për reduktimin e orarit të punës

    Reporteri
    30 Qershor 2025 | 12:56

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për reduktimin e orarit të punës.

    Tashmë, orari do të jetë prej orës 08:00 deri në 14:00.

    Kjo si pasojë e temperaturave të larta në Pallatin e Drejtësisë, dhe mungesës së klimatizimit.

    Njoftimi:

    Gjykata Themelore në Prishtinë, duke vlerësuar kushtet e punës në Pallatin e Drejtësisë si pasoje e temperaturave të larta, bazuar në Vendimin e KGJK-së Nr. 01/802, të datës 27 Qershor 2025, ne takimin e ftuar nga kryetarja e gjykatës Albina Shabani Rama me Udhëheqësit e Departamenteve të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Administratorin e gjykatës dhe Udhëheqësit e Divizioneve dhe Sektorëve të administratës, ka vendosur ndërmarrjen e masave të përkohshme si më poshtë::

    • Gjykata Themelore në Prishtinë, do të reduktoj orarin e punës nga ora 08:00-14:00.

    • Shërbimet administrative do të mbeten funksionale edhe pas orës 14.00, vetëm me staf të kufizuar, sipas rotacionit të përcaktuar nga udhëheqësit përkatës.

    • Seancat gjyqësore të cilat janë të caktuara pas orës 14.00, do të zhvillohen sipas orarit të paraparë, përveç rasteve kur gjyqtari i rastit apo trupi gjykues vlerëson se kushtet e punës nuk e lejojnë mbajtjen e tyre.

    • Stafi i Gjykatës Themelorë në Prishtinë, të cilët janë të diagnostifikuar me sëmundje kronike lirohen nga puna nga ora 12.00.

    • Këto masa janë të përkohshme dhe do të vlerësohen në mënyrë të vazhdueshme, duke mundësuar zgjatjen apo ndryshimin e tyre, varësisht nga zhvillimet klimatike dhe vlerësimet e menaxhmentit të gjykatës.

    • Masat e aplikuara do të zgjasin deri më date 25.07.2025, me mundësi rishikimi.

    Sqarim shtesë:

    Këto masa të përkohshme janë ndërmarr si pasoje e kushteve të renduara të punës në objektin e Pallatit të Drejtësisë si pasojë e temperaturave të larta dhe mungesës së klimatizimit e me qëllim të mbrojtës së shëndetit të stafit dhe palëve pjesëmarrëse në procedurë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!