×
  • Lajme
  • Lajme / Parashikimi

    Temperaturat në rritje, sot mot më i butë me vranësira e intervale me diell

    Reporteri
    25 Shkurt 2025 | 7:04

    Ditën e martë po parashihet të mbretëroj mot më i butë, me intervale me diell që shfaqen nga mesi i ditës. Nuk priten mundësi për të reshura. Frynë erë e lehtë jugore e juglindore 1-4m/s.

    Temperaturat minimale 2-4C, e ato maksimale arrinë vlera prej 10C e 12C.

    Vransirat fillojnë të shtohen sërish mbi vend ditën e mërkurë, e nga e enjta priten kushte për të reshura të dobëta shiu kohëpaskohe, që vazhdojnë dhe në fundjavë.

    Temperaturat mbesin të larta deri në 10C e 12C, mirëpo nga e premta pësojnë rënie të lehtë deri në 7C e 8C. Minimalet qëndrojnë në vlera pozitive, ndërmjet 2C e 5C. Të enjten frynë erëra më të theksuara jugore e juglindore 5-11m/s. Nga dita e premtë ndryshojnë drejtimin në verilindore, njofton Mendimi për Motin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!