Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan ka reaguar pas largimit nga puna të Drejtoreshës e Institucionit Parashkollor “Dardania” në Gjilan, Shqipe Kastrati-Haziri.
LDK ka thënë se ky vendim i komunës është tendencioz duke e lënë pa punë një profesioniste dhe një nënë teksa e krahasoi këtë veprim me kohën e regjimit serb.
“Qeverisja komunale, në mënyrë tendencioze, arbitrare dhe pa fije turpi, lë pa vend pune një profesioniste të arsimit dhe një nënë, duke mos lejuar të kthehet në vendin e saj të punës si psikologe e shkollave pranë Drejtorisë Komunale të Arsimit, e më skandaloze ishte veprimi ku të njëjtës i mbyllet dera e zyrës ku ajo kishte punuar duke ia ndërruar bravën e derës në mënyrë arbitrare, ngjashëm si para tri dekadave në kohën e regjimit serb”, deklaroi LDK-ja, dega në Gjilan, përcjell Reporteri.net.
Ndër të tjera ata thanë se komuna e Gjilanit e cila drejtohet nga Alban Hyseni “është stërmbushur me nënpunës me kontrata në vepër për të cilat kryetari Hyseni, gjatë fushatës zgjedhore i kishte quajtur të jashtëligjshme dhe se me ardhjen e tij në pushtet do ti ndërpresë të gjitha.”
Këtë qasje të pushtetit lokal, LDK e sheh hakmarrës politik ndaj kuadrove të LDK-së dhe apelon organet kompetente të zgjidhin rastin.
Shqipe Kastrati-Haziri ka 15 vite përvojë punë në arsim duke punuar si psikologe e shkollave pranë Drejtorisë së Arsimit, ish Drejtoreshë e Arsimit dhe së fundi Drejtoreshë e Institucionit Parashkollor “Dardania” në Gjilan./Reporteri.net/
Postimi i plotë: