Me tensione të shumta ka vazhduar seanca e Kuvendit ku po diskutohet për 100 ditëshin e Qeverisë Hoti.
Kryeministri Hoti ndër sukseset e qeverisjes së tij ka përmendur edhe menaxhimin e pandemisë, shkruan Reporteri.
“Për këtë pandemi jemi sharë shumë por sot jemi bërë shembull në rajon e më gjerë se si menaxhohet pandemia. Ata persona që i kanë shtrembëru të dhënat e numrit të infektuarve për ta nxjerrë vendin e tyre keq sot duhet të turpërohen”, u shpreh ai.
Por për keqmenaxhim të pandemisë, Qeveria Hoti u kritikua shumë nga deputetët e VV-së. Një nga ta ishte edhe deputeti Fitim Uka, i cili gjatë fjalimit në Kuvend kritikoi qeverinë për menaxhimin me pandeminë.
Ndaj deklaratave të tij reagoi ministri Armend Zemaj i cili e quajti Ukën “rrenc”. /Reporteri.net
Shikoni videon:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.