Qytetarë të shumtë të grumbulluar para selisë së OVL të UÇK-së janë përleshur me pjesëtarët e Policisë së EULEX-it.
Ata po protestojnë pas arrestimit të kreut të OVL-UÇK, Hysni Gucati nga ana e EULEX-it, i cili po vazhdon bastisjet në zyret e kësaj organizate, shkruan Reporteri.
Protestuesit janë përleshur edhe me Policinë e EULEX-it derisa disa prej tyre kanë gjuajtur shishe në drejtim të tyre.
Pas tensioneve policët e Kosovës kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën duke krijuar një kordon para protestuesve.
Afër vendit të ngjarjes është parë edhe një automjet i Policisë me pjesëtarë të Njësisë Speciale, shkruan Reporteri.net.
Ambulanca e Policisë së EULEX-it ndodhet pranë zyrave të OVL-UÇK-ë ku ende po vazhdon bastisja.
Reporteri.net do të ju mbajë të informuar në lidhje me zhvillimet që po ndodhin aty.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.