Ish-anëtari i LDK’së, Gani Geci, ka thënë se Vetëvendosje duhet të sillet më mirë me partnerin e ardhshëm në qeverisje, LDK’në.
“VV po sillet sikur t’i ketë fituar 61%”, ka thënë Geci.
“Zgjedhjet i ka fituar, por jo mjaftueshëm që të bëjë qeverinë. VV duhet të sillet si ajo pula që i merr vezët e saja dhe i ruan, dhe jo sikur ajo që i qokat ato”.
Ndryshe LDK dhe VV janë në fazat e fundit të negociatave për krijimin e qeverisë. Javën e fundit ka pasur probleme në ndarjen e posteve, ku LDK po kërkon postin e presidentit, post të cilin VV ka thënë që nuk do të bëhet pazar politik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.