×
  • Lajme
  • Lajme

    Tensionohet situata para zyreve të OVL-UÇK-së, protestuesit përleshen me policinë

    Reporteri
    25 Shtator 2020 | 15:00

    Është tensionuar situata para zyrave të OVL-UÇK-së pas arrestimit të Hysni Gucatit nga ana e EULEX-IT.


    Aty janë mbledhur një numër i madh i njerëzve të cilët po brohorasin “UÇK” dhe po drejtojnë sharje e ofendime në drejtim të EULEX-it, shkruan Reporteri.

    Protestuesit janë përleshur edhe me Policinë e Kosovës derisa disa prej tyre kanë gjuajtur shishe në drejtim të tyre.

    Ambulanca e Policisë së EULEX-it ndodhet pranë zyrave të OVL-UÇK-ë ku ende po vazhdon bastisja.

    Reporteri.net do të ju mbajë të informuar në lidhje me zhvillimet që po ndodhin aty. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!