
Të enjten në Leposaviq, komunë në veri të Kosovës, është tentuar të plaçkitet ndërtesa e Bankës Kombëtare të Serbisë, dhe për pasojë është plagosur një person.
Siç raporton Radio Evropa e Lirë nga vendi i ngjarjes, në këtë incident janë përdorur armë zjarri.
Policia e Kosovës është raportuar se nuk ka qenë në vendngjarje as gjysmë ore pas incidentit.
Në vendngjarje kanë mbërritur pjesëtarët e EULEX-it, misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit.
Policia e Kosovës është instanca e parë intervenuese për sigurinë, EULEX-i i dyti dhe misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, i treti.
Sipas informatave të qendrës shëndetësore lokale, në këtë incident ka mbetur i plagosur një punonjës i kompanisë Henderson, e cila transporton para për nevojat e bankave. /REL