×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Tentim vrasje në Gjakovë, një person goditet na furgoni pastaj dalin e rrahin me shufra metalike

    Reporteri
    29 Gusht 2020 | 9:38

    Një tentim-vrasje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Gjakovë.


    Një person ka deklaruar në Polici se është goditur nga një automjet (furgon) dhe më pas nga ai kishin dalë dy të tjerë të cilët e kanë goditur me shufra metalike, në Gjakovë.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të mbrëmjes, shkruan Reporteri.

    Policia njofton se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

    “Viktima ka pranuar tretman mjekësor, sipas mjekut gjendja e tij është stabile”, njofton policia, teksa shton se njësitet policore janë duke e hetuar rastin. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!