×
  • Lajme
  • Lajme

    Tentim vrasje në Mitrovicë, viktima sulmohet nga tre persona

    Reporteri
    13 Qershor 2020 | 11:19

    Një tentim vrasje është raportuar në Mitrovicë gjatë ditës së djeshme. 


    Përkatësisht, një burrë nga kjo komunë ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht me mjete të forta nga tre persona.

    Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiksuar pesë fishekë të kalibrit 6mm.

    “Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se është sulmuar fizikisht me mjete të forta nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar pesë fishekë të kalibrit 6mm. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kishte plagë në kokë dhe është jashtë rrezikut për jetë. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!