Një tentim-vrasje ka ndodhur dje në qytetin e Obiliqit.
Sipas policisë së Kosovës, viktima mashkull kosovar ka informuar se një i dyshuar kishteshtënë disa herë me armë në drejtim të tij.
Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar 5 gëzhoja.
Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante të Policisë, derisa nuk raportohet për të arrestuar.
Ky është raporti i plotë i policisë:
VRASJE NË TENTATIVË
Obiliq, 01.08.2021 – 18:07. Viktima mashkull kosovar ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte shtënë disa herë me pistoletë në drejtim të tij. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante policore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.