Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sfecla tentoi sonte sërish të ‘shpërlahet’ nga takimi që kishte me të drejtorin e të ashtuquajtuirës ‘Zyre për Kosovën’ në Qeverinë e Serbisë.
Me dy pyetje, ai tentoi ta relativizoi takimin dhe harroi të përmend se cka kishte deklaruar për vite me radhë më takimet e zyrtarëve të Kosovës me zyrtarët serbë.
Madje Sfecla dhe kolegët e tij kishin protestuar dhunshëm dhe e kishin shpallë tradhetarë këndo që kishte zhvilluar takime me zyrtarët e Qeverisë së Serbisë.
Në këtë intervistë, Sfeçla thotë se takimi me Gjuriqin ‘ishte darkë pune e përgatitur nga protokolli i Konferencës që po mbahej në Tiranë’.
Ai po ashtu ka thënë që kjo nuk ka qenë herë e parë që Lëvizja Vetëvendosje ka marrë pjesë në një konferencë të tillë dhe po ashtu nuk do të jetë as hera e fundit. Deputeti i VV-së pretendon se ia ka thënë në sy Gjuriqit një deklaratë të fortë.
“U thash në fytyrë. E potencova faktin e mohimit të masakrave dhe gjenocidit në Kosovë, dhe ju thashë se këto janë deklarata kriminale të tyre. Unë iu thash se jam vetë dëshmitar i masakrës së Reçakut”, është shprehur ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.