Një vrasje në tentativë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Prizren.
Policia ka njoftuar se në lidhje me këtë rast ka arrestuar një person të dyshuari, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave.
Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, lëndime trupore ka pësuar njësi prej tyre i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Gjatë bastisjes së policisë në shtëpinë e të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 61 fishekë, me të cilët dyshohet se është kryer vepra.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.