×
  • Lajme
  • Lajme / Veri

    Tentohet të fshihen emrat e vendbanimeve në gjuhën shqipe në veri, ngjyrosen më shumë se gjysma e tabelave të vendosura dje

    Reporteri
    15 Mars 2024 | 10:57

    Më shumë se gjysma e tabelave të vendbanimeve në gjuhën shqipe që janë vendosur ditën e së enjtes në veri të Kosovës janë ngjyrosur gjatë natës.

    Në shumicën prej tyre është ngjyrosur vetëm pjesa ku emri i vendbanimit shkruhej në gjuhën shqipe.

    Nga Policia e Kosovës për rajonin e veriut kanë thënë  për gazetën online Reporteri.net se janë ngjyrosur më shumë se gjysma e tyre që u vendosën dje.

    Tabelat me emërtimet e vendbanimeve me shumicë serbe në komunat veriore të enjten janë zëvendësuar me tabela, në të cilat, emri i vendbanimit shkruhej edhe në gjuhën shqipe.

    Nga pamjet që i ka publikuar ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, shihej se janë larguar pllakat shënjuese të cilat ishin të shënuara vetëm në gjuhën serbe e janë zëvendësuar me të tjera që janë edhe në gjuhën shqipe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!