×
  • Lajme
  • Lajme

    Tentoi të kontrabandojë pesë lopë, Policia ndalon vozitësin e kamionit

    Reporteri
    23 Nëntor 2021 | 22:45

    Policia e Kosovës njofton se ka ndalur një person pasi ishte duke kontrabanduar me kamion pesë krerë kafshë nga Maqedonia e Veriut në Kosovë.

    Siç njofton policia, rasti ka ndodhur në fshatin Kabash të Vitisë që është afër vijës kufitare me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

    I dyshuari voziste kamion të tipit Mercedes pa targa të regjistrimit.

    “I dyshuari është identifikuar nga Policia me të dhënat (inicialet B.B, viti i lindjes 1982) nga një fshat i Vitisë”.

    “Veprimet policore janë koordinuar me prokurorin e shtetit, Doganën e Kosovës dhe AUV-in për procedura të mëtejme”, thuhet në komunikatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!