Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Pejës, caktimin e paraburgimit për të pandehurin R.K, me dyshimin se i njëjtit tentoi të kryej veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore”, shkruan Reporteri.net.
Sipas njoftimit të dërguar, i dyshuari në pikën kufitare në Kullë, me qëllim për t’ju shmangur taksës doganore, përmes dokumenteve të rrejshme , mallrat me origjinë nga shteti i Serbisë i kishte deklaruar si mallra nga Mali i Zi.
I pandehuri R.K, me kamionin e markës “Mercedes”, kishte të ngarkuara 175 arkivole për varrim, në vlerë prej 5,200 euro, për t’ju shmangur taksës doganore në vlerë prej 6,195 euro.
Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit të shtetit, janë sekuestruar një kamion i markës “Mercedes” dhe 175 arkivole për varrim. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.