Është arrestuar një serb në pikën kufitare në Vërmicë, pasi i njëjti kishte futur para në dokumentet, duke tentuar t’i jap ryshfet zyrtarëve policor.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ku rasti i tillë është cilësuar si “Dhënie e ryshfetit”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb pasi i njëjti gjersa ishte duke drejtuar automjetin për transport të udhëtarëve (autobus), në momentin kur i kishte dhënë dokumentet zyrtarëve policor kishte futur në dokumente para duke thënë se ato para ishin për zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.