Sot me datë 09.12.2021, në orën 11:55, për ta kaluar kufirin nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës, në hyrje ka ardhur automjeti Audi A4, ngjyrë e zezë, të cilin e drejtonte shtetasi i shqiptar me iniciale (A.B.) viti i lindjes 1996, shkruan Gazeta Reporteri.net.
Policia e Kosovës njofton se pasi që shoferi i automjetit ka prezantuar dokumentat personale tek zyrtari policor kufitar, i njëjti në dokumentat e tij kishte vendosur edhe një shumë të parave prej tridhjetë (30) euro, dhe në pyetjen e zyrtarit policor se perse i ka vendosur këto para aty, personi është përgjigjur se nuk e ka bërë vaksinën dhe testin anti-covid të cilat kerkohen, prandaj me qellim për te kaluar kufirin i ka dhënë këto para.
“Lidhur me këtë rast nga Policia menjëher është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të inicohet rasti për “dhënie të ryshfetit, ndërsa personi i dyshuar të inervistohet dhe të dergohet në qendrën e ndalimit për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve në mënyrë profesionale, luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe nuk do të toleroj shkeljen e ligjit dhe proceduarve të parapara, ku masa aktive po ndërmerren dhe do të ndermeren edhe në funksion të parandalimit të pandemisë dhe ruajtjes së shendetit publik në përgjithësi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.