Një person ka tentuar të kontrabandojë mallra komerciale nga Serbia në Kosovë, por në momentin që e ka parë policinë, ai është larguar nga vendi i ngjarjes.
Rasti ka ndodhur pasditen e së hënës në fshatin Korminjan, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.
Pasi e ka vërejtur policinë, ai e ka braktisur traktorin me rimorkion e ngarkuar me mallra komerciale në fshatin Korminjan.
Me vendim të prokurorit, traktori së bashku me mallrat është dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.