×
  • Lajme
  • Lajme / Vlera e mallit mbi 6 mijë euro

    Tentuan të mashtrojnë në deklarim të mallit, Dogana në Vërmicë gjen në një autobus pajisje të ndryshme për telefona

    Reporteri
    27 Shkurt 2024 | 12:09

    Dogana e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës në Vërmicë, i cili po tentohej përmes një autobusi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në komunikatën e lëshuar nga Dogana, thuhet se pas ndalimit të autobusit, personi përgjegjës ka deklaruar se posedon 7 kuti me mbajtëse të telefonit duke prezantuar edhe nje deklaratën doganore Shqiptare me pretendimin se ka paguar taksat doganore.

    Por, në një kontroll të hollësishëm të autobusit, Dogana ka vënë re mall të fshehur në pjesë të ndryshme të bagazhit ku kanë hasur në kufje, mbushës telefonit, power bank, sasi deri në 500 e që vlera e tij mbi 6 mijë euro.

    Komunikata:

    PARANDALOHET TENTIM KONTRABANDA PËRMES AUTOBUSIT NË VERMICË

    Vermicë, 27 shkurt 2024 Oficerët Doganor parandalojnë tentim kontrbandimin e pajisve eletronike.

    Pas ndalimi të një autobusi personi pergjejgjes ka deklaruar ka deklaruar se posedon 7 kuti me mbajtëse të telefonit, duke prezantuar edhe nje deklaratën doganore Shqiptare me pretendimin se ka paguar taksat doganore. Mjeti është selektuar për kontroll të hollësishëm në vijën e dytë nën asistencën e policisë.

    Kontrollimi është kryer detajisht dhe është hasur në mall të fshehur në pjesën e krevatit dhe në pjesët e ndryshme të bagazhit të autobusit. Pas hapjes së pakove është zbuluar malli:
    – Komplet për telefona i përbërë nga kufje, power bank, mbushës etj në sasi totale 500 komplete me vlerë mbi 6000 euro.

    Malli gjithashtu është kontrolluar për marka të mbrojtura tregtare, mirëpo nuk ka të stampuar logon apo përshkrim tjetër që cenon të drejtën autoriale. Mallrat ndalet përkohësisht deri në një vendim të ardhshëm nga sektori i kundërvajtjes doganore.

    Dogana e Kosovës ka aplikacionin e Dogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!