Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj liturgjisë ortodokse serbe të mbajtur gjatë ditës së sotme në Kishën që ndodhet në kampusin e Universitetin të Prishtinës.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se i respekton liritë fetare por liturgjia e mbajtur sot në një kishe të ndërtuar mbi idetë fashiste, është shkelje e dinjitetit të Kosovës.
“Me gjithë respektin për liritë fetare, liturgjia ortodokse serbe e mbajtur sot në kishën e kontestuar në oborrin e Universitetit të Prishtinës, kishë kjo e ndërtuar mbi idetë fashiste millosheviqiane, është shkelje e dinjitetit të Republikës sonë e mbi të gjitha ofendim ndaj qytetarëve tanë”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka bërë thirrje që urgjentisht të reagojë qeveria e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës.
“Qeveria dhe Komuna të reagojnë menjëherë!”, ka deklaruar Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.