Profesori në Fakultetin e Studimeve Islame, Xhabir Hamiti, ndërsa ka folur për festën e Bajramit, ka treguar se kjo është festa kryesore e muslimanëve.
Ai ka deklaruar se mesazhi kryesor i festës së Bajramit është lidhja e njerëzve, solidariteti mes tyre, respekti mes vete, një kontakt i ngjeshur mes besimtarëve dhe fqinjëve.
Ai më tej ka treguar se Fitër Bajrami, e ka kuptimin e kaftjallit (mëngjesit) dhe kthim në përditshmëri, në rutinën e ditës, pra siç kemi qenë edhe para Ramazanit”, ka deklaruar Hamiti për Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.
Ai ka treguar se sa dolidar janë shqiptarët në përgjithësi.
“Si shqiptarë jemi solidar, por kemi nevojë me tepër ta nxisim njëri-tjetrin. Njeriu ka ikur nga vetja, ka kaluar në egoizëm dhe kjo ka sjellë gjendjen aktuale. Pra, nuk ka përgjegjësi kolektive, që është zhvillim i gjithëmbarshëm ekonomik, edukator”, ka deklaruar ai. /Reporteri.net/.