Teologu Xhabir Hamiti ka folur për sulmin e mbrëmshëm në Vjenë ku autor ishte një shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Hamiti thotë se terrorizmi nuk ka të bëjë me fenë.
“Fatkeqësisht në mesin e tyre ka edhe bijë dhe bija tonat që janë indoktrinuar në mënyrë të verbër në një doktrinë e cila definitivisht është afetare sepse marrë në kontekstin e përgjithshëm e mësimeve që dalin nga Kuarni nuk mund të jetë një njeri besimtar i drejtë dhe i sinqertë dhe në të njëjtën kohë të jetë vrasës”, tha ai në emisionin “Pressing” në T7.
“Ata të cilët janë fetarë dhe religjioz janë kundër akteve të tilla”, shton Hamiti.
“Terroristi nuk ka fe, terroristi mund të bie pre e doktrinës së caktuar, qoftë edhe fetare me qëllime të caktuara”, theksoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.