×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërë këto kuleta kosovarët i kanë humbur në autobusë, Trafiku Urban ka një apel

    Reporteri
    06 Nëntor 2019 | 11:17

    Stafi i autobusëve të NPK “Trafiku Urban” , përmes një shkrimi të postuar në faqen zyrtare Facebook, ka njoftuar për gjësendet e humbura.


    Në këtë njoftim janë publikuar edhe gjësendet të cilat kanë humbur si: çelësa, celularë, por edhe një shumë prej 50 eurosh.

    “Duke qenë të përgjegjshëm këto gjësende i kanë dorëzuar tek koordinatori i qarkullimit, andaj ata udhëtarë që i identifikojnë gjësendet e tyre të lajmërohen në nr. lokal 045 10 11 28.

    Kuletat që shihen në foto kanë edhe para brenda tyre.

    Verifikimi bëhet në bazë të video-inçizimeve nga kamerat e instaluara brenda autobusëve”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!