×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërmet në Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen edhe në Kosovë

    Reporteri
    11 Nëntor 2020 | 8:05

    Në ora 04:54 minuta Maqedonia e Veriut është goditur nga një tërmet me intensitet 5.4 ballë, sipas shkallës së Rihterit.


    Epiqendra e tërmetit ishte në fshatin Leunovo të Mavrovës, 17 kilometra në jug-perëndim të Gostivarit. Tërmeti kishte thellësinë 10 km.

    Dridhjet e fuqishme raportohet të jenë ndjerë edhe në rajonin e Tetovës, Gostivarit, Shkupit.

    Lëkundjet e tërmetit të fuqishëm u ndjenë edhe në disa qytete të Kosovës si në Kaçanik, Ferizaj, Gjilan dhe Prishtinë.

    Deri më tani, nuk është raportuar për të lënduar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!