Isa Mustafa tashmë është zgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike e Kosovës.
Por ajo që ndodhi brenda në Kuvend, ku mediat nuk ishin të pranishme, është thënë se ka pasur parregullësi.
Të paktën kështu ka deklaruar ish-deputetja Melihate Tërmkolli. Ajo ka treguar se ka kërkuar fjalën në Kuvend, por nuk i është dhënë.
Sipas saj, këto gjëra nuk kanë ndodhur as në kohën e komunizmit.
“As në periudhën komuniste nuk është vepruar kështu. Unë e kërkova fjalën dhe as fjalën nuk ma dhanë. Por nuk duhet të çuditemi sepse në krye të LDK-së e kemi një njeri që ka qenë ministër i Rrahman Morinës”, tha Tërmkolli.
Tërmkolli para se të fillonte Kuvendi Zgjedhor, është shprehur kundër rizgjedhjes së Isa Mustafës në krye të partisë./Reporteri.net./
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.