×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërmkolli tha se Specialja nuk është duke gjykuar UÇK-në – reagon ashpër Klinaku

    Reporteri
    15 Korrik 2020 | 21:34

    Ngritja e aktakuzave nga Gjykata Speciale ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë nxitur replika të ashpra mes sekretarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinakut dhe anëtares së LDK-së, Melihate Tërmkolli.


    Anëtarja e LDK-së, ka thënë se Gjykata Speciale nuk po e gjykon UÇK-në, por individë.

    “Nuk mendoj se po gjykohet UCK-, presidenti e ka ditë prej fillimi edhe kryetari i PDK-së, e ka ditë që janë pjesë e këtij procesi. Nuk po gjykohet UCK e cila ka luftu për drejtën e këtij vendi”, ka deklaruar ajo në Debat Plus në RTV Dukagjini.

    Pas kësaj ka reaguar sekretari i OVL- UÇK-së, Faton Klinaku, duke thënë se është duke u gjykuar UÇK, pasi që po thirren të gjitha strukturat e saj.

    “Si nuk po gjykohet UÇK kur thirren të gjithë strukturat e saj, kur thirren komandantët. Kosova duhet t’i ndjek kriminelët serb, sepse këtu kanë ndodhur krimet”, pohoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!