Ish deputetja e LDK-së, Melihate Termkolli, ka thënë se kfjellja e LDK-së nuk do të ndodhë pa largimin e Isa Mustafës nga kreu i partisë.
Termkolli thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka fituar në Podujevë, por ka humbur LDK-ja.
“Cili ke ndryshimi, deri dje Shpejtim Bulliqi ka qenë drejtor në LDK. Nuk është votë që po i jepet VV-së, por ndëshkim që po i jepet LDK-së dhe partive tejra”, ka thënë Termkolli në kanal 10, shkruan Reporteri.net.
Ajo ka thënë se Vetëvendosje është zgjatje e PDK-së, dhe sipas saj si ideologji, edhe më keq se PDK-ja.
Termkolli ndërsa ka kritikuar Kurtin ka thënë se me qeveris ai dy vite të ‘fshinë përpara’.
“Me qeverisë më shumë se dy vjet (Kurti) të fshinë me çka ka krejt”, ka thënë Tërmkolli.
Ajo ndërsa ka përmendur edhe mos miratimin e projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike ka thënë se VV dhe PDK po luajnë me qyetarët. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.