Termokosi është detyruar të ndërpresin furnizimin me energji ngrohëse nga data 23 tetor si pasojë e rënies nga sistemi i të dy blloqeve të TC Kosova B, ku ka pamundësuar për t’u furnizuar me avull nga KEK-u.
Zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli ka thënë se kjo ka ndodhë si pasojë e rrjedhjes të disa gypave, ku ekspertët, pastaj e kanë vlerësuar se për të mos krijuar avari, duhet të hiqet prej funksioni, transmeton kp.
Bucolli ka thënë se që nga ora gjashtë e mëngjesit është lëshuar blloku, dhe brenda ditës Termokosi do të ketë energji termike të mjaftueshme.
“Ka ndodhë një problem teknik, që ka pas rrjedhje në gypa edhe ekspertet e kanë vlerësuar që për të mos krijuar avari më të madhe e kanë tërheq prej funksionit, për një kohë të shkurtër e kanë sanuar dhe sot në mëngjes është lëshuar blloku. Vetëm derisa të nxehet uji, e brenda ditës besoj që Termokosi do të ketë energji termike të mjaftueshme”, ka thënë Bucolli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.