×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërnava i çoi selam para disa ditësh organizatës që po e ndërton xhaminë në Ulpianë

    Reporteri
    13 Qershor 2022 | 23:33

    Myftiu Naim Tërnava gjatë një takimi që pati me një delegacion të Shoqatës Ndërkombëtare të Ulemave Mysliman (UMAD) nga Turqia i ka çuar selam organizatës që po e financon ndërtimin e xhamisë në Ulpianë. Takimi me UMAD ka ndodhur më 9 qershor ndërsa leja për ndërtimin e xhamisë është lëshuar sot nga Komuna e Prishtinës.

    Në komunikatën e BIK-ut thuhet se gjatë këtij takimi, myftiu Tërnava bëri një falënderim të veçantë për organizatën Dijanetin që po mundëson ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë dhe gjithë përkrahjen deri tani në të gjitha etapat.

    Në këtë takim, prof.dr Abdulvehab Ekinxhi nga UMAD falënderoi Tërnavën për pritjen dhe tha se ndjehet i kënaqur që sot gjendet për vizitë në Kosovë.

    “Ai tha se ne nuk kemi ndarje të kufijve shpirtëror edhe pse kemi ndarje gjeografike, të ndihmohemi në devotshmëri e bamirësi dhe në të mirë të dy popujve” thuhet në komunikatë.

    Ndryshe, sot pas 10 vjetëve është lëshuar leja nga Komuna e Prishtinës për ndërtimin e Xhamisë Qendrore.

    Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, tha se janë të gëzuar që më në fund e kanë vënë në “binar” ndërtimin e xhamisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!