×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërnava jep një lajm të mirë për myslimanët, po shqyrtohet mundësia e hapjes së xhamive

    Reporteri
    08 Maj 2020 | 15:11

    Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka thënë sot se janë duke e shqyrtuar mundësinë për hapjen e xhamive meqë numri i të infektuarve me COVID-19 është duke u zvogëluar dita ditës.


    “Në një mesazh përmes të cilit iu drejtuar besimtarëve myslimanë në ditën e xhuma, Tërnava ka thënë se do të shohin nëse do të jetë e mundur që të falen namaze e xhumasë dhe ato ditore nëpër xhamia, meqë sitauta më COVID-19 është përmirësuar ndjeshëm.

    Ai ka thënë se për një gjë të tillë janë në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin e Shëndetit Publik.

    “Ne do të jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin e Shëndetit Publik dhe do të shohim mundësinë e parë të faljes së namazeve në xhamitë tona, sigurisht që edhe unë edhe ju të gjithë jemi të etur të kthehemi në shtëpitë e Zotit, se Zoti ne Kuran na ka thënë: “Xhamitë janë të Zotit dhe në to nuk meriton të adhurohet askush përveç Zotit”. Inshallah shumë shpejt me emrin e Zotit do të largohet virusi dhe do të kthehemi xhamive tona”, ka thënë  myftiu Tërnava.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!