Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka realizuar sot një vizitë në punishten e ndërtimit të Xhamisë Qendrore në Prishtinë, për të parë nga afër ecurinë e punimeve.
Në njoftimin e BIK thuhet se Tërnava shprehu kënaqësinë për ritmin e punimeve dhe “cilësinë e lartë që po respektohet në ndërtim, duke theksuar se ky objekt do të shërbejë si një qendër shpirtërore dhe bashkimi për të gjithë besimtarët”.
“Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet ef. Sadriun, kanë realizuar sot një vizitë në punishten e ndërtimit të Xhamisë Qendrore në Prishtinë, për të parë nga afër ecurinë e punimeve. Myftiu Tërnava shprehu kënaqësinë për ritmin e punimeve dhe cilësinë e lartë që po respektohet në ndërtim, duke theksuar se ky objekt do të shërbejë si një qendër shpirtërore dhe bashkimi për të gjithë besimtarët”, thuhet në njoftim./Reporteri.net