×
  • Lajme
  • Lajme / Festa e Bajramit

    Tërnava në faljen e Kurban Bajramit thotë se rënia e natalitetit është alarm kombëtar

    Reporteri
    06 Qershor 2025 | 7:57

    Ruajtja e moralit, kulturës gjuhës dhe kombit ishte thirrja e myftiut të Kosovës, Naim Tërnava në ligjëratën e mbajtur gjatë manifestimit qendror të Kurban Bajramit, në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

    Duke apeluar për familje më të mëdha, ai i propozoi Qeverisë së Kosovës që t’iu jap falas nga një banesë  të gjitha familjeve që kanë katër ose më shumë fëmijë.

    “Në këtë kohë Kosova po përballet me një rënie serioze të natalitetit. Familje të reja ngzurrojnë të lindin më shumë se një apo dy fëmijë për arsye të ndryshme, shpesh ekonomike, por edhe për shkak të frikës dhe pasigurisë. Disa po migrojnë nga Kosova dhe vendet tjera shqiptare, disa edhe në këtë kohë kur po flasim po asimilohen duke humbur gjuhën e nënës. Parimet e fesë islame nxisin që ne të kemi familje të madhe, të mos frikësohemi për riskun e tyre, sepse atë e ka garantuar Allahu.

    Rënia e natalitetit është alarm kombëtar, shteti duhet të reagojë me shpejtësi të madhe, të mbështesë familjet me politika pro natalitetit.

    Shteti duhet të ketë strategji të qartë për ndihmë ekonomike, arsimore, shëndetësore dhe sociale për këto familje e këta fëmijë. Në ligjëratën para besimtarëve, Tërnava theksoi rëndësinë e sakrificës, bashkimit dhe vlerave familjare. Derisa shtoi se Festa e Bajram Bajramit është ditë gëzimi por edhe reflektimi. Te çdo çift që kanë katër e më shumë fëmijë i propozoj Qeverisë që t’ua dhurojë të gjithëve nga një banesë gratis”, tha Tërnava.

    “Festa e Kurban Bajramit është ditë gëzimi por edhe ditë reflektimi. Është ditë kur e rikujtojmë mëshirën e Zotit, faljen dhe begatinë që Ai na dhuron. Është ditë kur ne si besimtarë dhe si shoqëri, i kthejmë sytë edhe më shumë drejt njëri-tjetrit me dhembshuri, solidaritet dhe përgjegjësi. Kurban Bajrami është ditë e madhe, sakrifice dhe solidariteti… Sakrifica që kërkohet prej nesh sot, është sakrifica për të ruajtur moralin, kulturën, gjuhën dhe vetë ekzistencën tonë si komb”, shtoi tutje ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!