Raporti i Parlamentit Evropian për Kosovës që pritet të votohet në maj ishte temë e diskutimit mes Raportuesit për Kosovën në PE, Riho Terras, me ambasadorin e Kosovës në Bruksel, Agron Bajramin.
Terras njoftoi në një postim në “X” për takimin me Bajramin, për çka, mes tjerash, njoftoi të kenë bbiseduar edhe për zhvillimet poliktike në Kosovës në kontekstin pas zgjedhor.
“Takova Agron Bajramin, ambsadorin e Kosovës në BE. Diskutuam për raportin e Kosovës, i cili do të votohej në maj në Parlamentin Evropian. Gjithashtu biseduam rreth zhvillimeve politike në Kosovë pas zgjedhjeve të shkurtit”, ka shkruar Terras.
Met with @AgronBajrami, Kosovo's ambassador to 🇪🇺. We discussed the details of the report on 🇽🇰, which will be subject to a final vote in @Europarl_EN in May. Also talked about developments in 🇽🇰 politics following the February elections.@EPPGroup pic.twitter.com/H2NpO61A4i
— Riho Terras (@RihoTerras) March 20, 2025