Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do të ftohet për një interpelancë për të raportuar për dialogun me Serbinë, në javët e ardhshme.
Gashi ka vlerësuar se kjo nuk është koha më e mirë që Kurti të dalë para Kuvendit për të folur për këtë temë.
“Nuk duam ta bëjmë të duket i dobët kryeministrin. Nuk duam ta vëmë në defansivë për këtë temë”, ka thënë shefi i deputetëve të LDK-së në T7.
Ai ka thënë se raportimi i tij në Kuvendin e Kosovës, do të jetë i paevitueshëm në javët e ardhshëm.
Gashi ka shtuar se Kurti nuk e ka një platformë për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.
“Ai nuk ka një platformë të re, të paktën nuk e ka publike”, ka thënë ai.
“Është në diskrecion të tij për me i marrë vendimet. Nuk jemi të prirur që ta paragjykojmë negativisht, nuk duam me cdo kusht ta qesim keq. Ideja është që ta mbrojmë interesin shtetëror të Kosovës përballë Serbisë”, ka deklaruar ai.
Gashi ka thënë se ka një vit që politika botërore ka ndryshuar me nisjen e luftës në Ukrainë, prandaj, sipas tij, duhet të ndryshojë edhe sjellja e politikës në Kosovë. /Express
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.