216 besimtarë myslimanë të Prishtinës, nga gjithsej 1080 sa do të udhëtojnë këtë vit, janë nisur dje nga Kosova për ta kryer Haxhin, si kushtin e pestë të besimit islam.
Në mesin e tyre është dhe kryetari i Bashkësisë Islame, myftiu Naim Tërnava, për të cilin nuk është hera e parë që po udhëton për në Mekë.
Ky i fundit ka reaguar pas raportimeve se ai së bashku me një grup të njerëzve nuk paguajnë për të shkuar në haxh.
“Naim Tërrnava gjithherë i paguan vetë për këtë kur të doni mund t’i shihni, edhe pse nuk është e udhës ta paguaj se unë i udhëheqi haxhinjtë, jam kryetar i haxhinjve. Deri në Durrës me shku, ai që udhëheq, shkon pa pagesë”, ka deklaruar Tërrnava, shkruan Reporteri.net.
Kujtojmë se numri i besimtarëve që shkojnë në vendet e shenjta është rritur dhjetëfish dhe mosha mesatare është 40 vjet, ndërsa çmimi i Haxhit për besimtarët kosovarë këtë vit është 4.150 euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.