×
  • Lajme
  • Lajme

    Testi i arritshmërisë mbahet më 23 qershor nën masat për mbrojtje ndaj COVID-19

    Reporteri
    29 Maj 2020 | 20:47

    Testi i Arritshmërisë për klasat e nënta do të mbahet më 23 qershor. Këtë e ka bërë të ditur të premten mbrëma Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.


    Sipas njoftimit, MASHTI ka përgatitur dhe ka dërguar te drejtoritë komunale të arsimit udhëzuesit dhe informacionet e detajuara për nxënësit, institucionet arsimore dhe të përfshirët e tjerë në organizimin dhe administrimin e Testit të Arritshmërisë për vitin 2020.

    Prej 8 deri më 19 qershor është paraparë të mbahet mësim plotësues për përgatitje për Test. Më 30 qershor është shpallja e rezultateve, ndërsa prej 30 qershorit deri më 2 korrik bëhet shqyrtimi i ankesave për rezultate.

    Testi këtë herë do të mbahet në kushte të veçanta. Janë paraparë masa për mbrojtje ndaj COVID-19.

    Testi i Arritshmërisë vlerësohet me rëndësi të madhe sa i takon shkollimit të mëtejmë të nxënësve, përkatësisht regjistrimit në shkollat e mesme të larta. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!