×
  • Lajme
  • Lajme

    Testi i Maturës do të vijë me disa ndryshime këtë vit

    Reporteri
    17 Maj 2019 | 20:55

    Procedura e përzgjedhjes së lëndëve ka përfunduar në disa shkolla, pas Garës së Diturisë, nxënësit do t’i nënshtrohen edhe një testi.


    Këtë radhë maturantët nga e gjithë Kosova do të testohen për njohuritë e fituara gjatë shkollës së mesme të lartë.

    Mirëpo këtë vit, Testi i Maturës do të vijë me disa ndryshime.

    Maturantët do të testohen për katër lëndë, prej tyre tri obligative e një me të drejtë përzgjedhjeje.

    Në gjimnazin “Sami Frashëri” tashmë përzgjedhja e lëndës zgjedhore ka përfunduar.

    E ky ndryshim po vlerësohet pozitivisht, ndonëse nga menaxhmenti i shkollës thonë se greva ka çorientuar paksa nxënësit.

    Edhe maturantët një ndryshim të tillë po e shohin si të duhur.

    200 pyetjeve të testit të maturës, nxënësit do t’iu përgjigjen në dy ditë të ndryshme. Pragu i kalueshmërisë do të jetë 40%.

    Nga Ministria e Arsimit treguan se kur do të mbahet ky test.

    “ Jemi në pritje të nënshkrimit të vendimit nga Ministri për datat e mbajtjes së testit të Matures Shtetërore dhe sipas të gjitha gjasave këto do të jenë: Pjesa e parë e afatit të qershorit nga data 12.6.2019 deri më 15.6.2019, kurse pjesa e dytë: nga data 19.6.2019 deri më 22.6.2018, paraqitja e provimit është deri më date 5 qershor 2019, kurse tërheqja publike e shortit për regjione do të jetë më 6 qershor 2019”.

    Edhe nga Ministria thonë se pritshmëritë për rezultatet e këtij testi janë të larta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!