Testi pranues për Fakultetin e Mjekësisë, i cili u mbajt sot për nxënësit që kanë aplikuar për pranim në këtë fakultet pati një gabim.
Në testin e grupit B, në pyetjen për konfiguracionin elektronik të kaliumit, u vendosën opcione të gabuara, e që përkonin me konfiguracionin e një elementi tjetër kimik, natriumit.
Këtë gabim e ka konfirmuar edhe profesori i Kimisë, Rasim Bajrami.
Nxënësit që kanë hasur në këtë pyetje kërkojnë sqarime në lidhje me këtë lëshim.
Testi pranues për Fakultetin e Mjekësisë është mbajtur sot në ambientet e Fakultetit Teknik, me fillim nga ora 09:00 dhe ka zgjatur 90 minuta.
/Mitropol/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.