×
  • Lajme
  • Lajme / Mitrovicë

    Testime mbi Urën e Ibrit, Durmishi: Nuk kemi dijeni për to

    Reporteri
    24 Qershor 2025 | 16:40

    Kamionë, pajisje të rënda dhe instrumente për matje gjeodezike janë parë  sot ( e martë) mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë. Ndërkohë, Qeveria në detyrë ka deklaruar se nuk ka asnjë informacion zyrtar për testimet që po kryhen aktualisht.

    Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) e ka përfunduar testimin teknik të urës që vitin e kaluar dhe ka marrë një raport që vërteton se ura është në gjendje të mirë dhe e sigurt për kalim.

    “Ne si ministri i kemi përfunduar testimet vitin e kaluar dhe e kemi pranuar raportin përfundimtar që ura është stabile për kalimin e të gjitha ngarkesave mbi të. Nuk jemi duke kryer asnjë testim aktualisht dhe nuk jemi të informuar se kush po i kryen ato testime në urë,” tha Durmishi për Kohën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!