Janë testuar për COVID-19, rreth 30 zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pasi dje një prej zyrtareve të kësaj ministre ka rezultuar pozitiv me virusin, shkruan Reporteri.net.
Reporteri mëson se ekipet e IKSHPK-së kanë qenë në zyrat e kësaj Ministrie dhe i kanë marrë mostrat e kontakteve të zyrtares së infektuar.
Që nga përhapja e pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 1,486 raste me COVID-19, ndërsa të shëruar 953 dhe të vdekur 33. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.