Sot në mëngjes një delegacion prej tetë politikanësh kosovarë do të nisen për një vizitë zyrtarë në Preshevë, Medvexhë dhe Bujanovc.
Nait Hasani ka treguar se ai së bashku me kolëgët e tij, Ismail Kurteshin, Arbërie Nagavcin, Teuta Haxhiun, Valentina Bunjakun, Nait Hasanin, Arban Abrashin dhe Valon Ramadanin do të qëndrojnë për dy ditë radhazi në tre komunat e banuara me shqiptarë në Serbi, për t’u njohur nga afër me zhvillimet dhe kushtet e tyre në administratë, të pushtetit lokal, të mediave, zhvillimit të arsimit, njohjen e diplomave, furnizimin me literaturë dhe libra për nxënës të shkollave atje, interesimin për mësuesit dhe kushtet që i kanë dhe për ata që i kanë kryer studimet në universitete të Kosovës dhe që punojnë atje, a po u njihet e drejta apo jo dhe sipas Hasanit si kërkesë është edhe heqja e kuotës për regjistrime në universitet.
Ai po ashtu tregoi se kërkesën për vizitën atje ia kanë dërguar përfaqësuesit në Beograd, i cili ua ka përcjellë autoriteteve serbe dhe ata e kanë pranuar, duke ua konfirmuar dje dhënien e lejes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.