×
  • Lajme
  • Lajme

    Tetë persona të armatosur rëndë, e rrahin dhe i thyejnë veturën gjakovarit

    Reporteri
    28 Qershor 2021 | 9:30

    Një burrë nga Gjakova është rrahur nga tetë të tjerë të armatosur rëndë.


    Viktima ka raportuar në Polici se deri sa kishte qenë duke e drejtuar veturën, ishte ndaluar nga 7-8 persona të panjohur të cilët kishin qenë me dy vetura, katër prej tyre të armatosur dy me armë të gjata e dy me të shkurta, shkruan Reporteri.net.

    “Të dyshuarit viktimën e kishin nxjerr nga vetura, njëri prej të dyshuarve e kishte goditë me kondak të armës së gjatë në fytyrë, ndërsa të tjerët ja kishin dëmtuar veturën me shufra metali dhe më pas ishin larguar nga ai lokacion ku dyshohet se me armë kanë shtënë disa herë në ajër. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, nuk raportohet për ndonjë person ta arrestuar. Rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar Policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!