×
  • Lajme
  • Lajme

    Tetë personat që ishin të përfshirë në vrasjen e 19-vjeçarit, prokuroria kërkon paraburgim

    Reporteri
    28 Dhjetor 2019 | 13:54

    Prokuroria Themelore e Gjakovës ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë për të gjithë të përfshirët në përleshjen ku mbeti i vdekur një 19-vjeçar.


    Një përleshje me thika mes dy grupeve të të rinjve në fshatin Dragobil të Malishevës ka përfunduar me vrasje. Aty ka mbetur i vdekur një 19 vjeçar, derisa të tjerët kanë përfunduar me lëndime.

    Rastin për Express e ka konfirmuar Prokurori Ramiz Buzhala.

    Buzhala ka njoftuar se është duke shkuar që të paraqet kërkesën për caktimin e masës së sigurisë për të gjithë të përfshirët në këtë rast.

    “Janë dy grupe dhe janë të përfshirë 8 persona, të ndamë në grup ka 4 persona. Prej njërit grup është një i vdekur i vitit 200, është përdorur thika dy herë, Rasti është inciuar si pjesëmarrje në rrahje dhe vrasje. Është intervistu personi që po dyshohet se e ka kryer vrasjen. Për arsyet më banale të mundshme ka ndodhur rasti. Me kerre, jo m’kqyre jo anej. Jam tu shku me ba kërkesën për caktimin e masës së sigurisë. Kufoma është në Prishtinë për autopsi”, ka thënë Buzhala për Express.

    Ndryshe, detaje lidhur me këtë rast ka dhënë edhe Policia e Kosovës.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i ka thënë Gazetës Express se janë arrestuar personat e involvuar në këtë rast dhe se janë konfiskuar dy vetura.

    “Policia në Malisheve ka pranuar informacionin se me datë 27.12.2019 rreth orës 23:25, disa persona të lënduar kanë kërkuar ndihme mjekësore në qendrën e mjekësisë familjare në Malishevë. Policia menjëherë ka shkuar ne lokacion. Dyshohet se rreth 9 persona kanë marr pjese në një rrahje ne rr. “Ahmet Paqarizi” Dragobil- Burim dhe si pasoje e lëndimeve të marra mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi”, ka thënë Hoxha.

    Rasti është iniciuar si “vrasje” dhe’ pjesëmarrje në rrahje’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!