×
  • Lajme
  • Lajme

    Tha se Kurti ende këndon para Serbisë, Vetëvendsoje i reagon presidentit Thaçi

    Reporteri
    16 Tetor 2020 | 8:29

    Partisë së Albin Kurtit nuk i ka pëlqyer deklarata e mbrëmshme e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për liderin e tyre.


    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pasur disa kritika për veprimtarinë e Kurtit gjatë kohës së luftës.

    Ai ka thënë se Kurti ka kënduar te Serbia “si bylbyl”, e njejtë thotë se vepron edhe sot.

    “E di se mund të jetë i shqetësuar se e vërteta del në shesh por do të ndihet i turpëruar dhe para fëmijëve të vetë. Ai e di. Albin Kurti ka kënduar te Serbia si bylbyl, këndon edhe sot. Ai e di shumë mirë se kur unë jam dënuar nga Serbia me 20 vjet burg ai ka dëgjuar “Bjello Dugmën” në Beograd. Ka marrë pjesë në koncertet e tyre”, deklaroi mbrëmë Thaçi.

    Këtyre deklarimeve të presidentit i kanë reaguar në Vetëvendosje.

    Anëtari i kësaj partie, Enver Dugolli shkruan se sa herë Hashim Thaçi mundohet të vë njolla në personalitetin dhe aktivitetin atdhetar e shtetëror të Albinit Kurtit, mbështetja për Kurtin rritet.

    “Askush më nuk i beson Gjarprit! Si zakonisht ai vazhdon të shpif për Albinin edhe për përiudhen e burgut, por askush s’i beson. E vërteta për qëndresën e Albinit në burg, është një horizont i pakapshëm për Hashimin.
    Hasha ligështohet edhe sot kur përballët me Vuçiçin, e lere më të ishte në vend të Albinit. Ndërsa Albini nuk u mposht e nuk u tremb në burg, e lëre më në liri. Albini ka shumë shokë sepse kurr nuk e braktisi idealin për liri e shtet të së drejtës. Ndërsa Hashimi nuk ka më shokë, sepse e braktisi idealin dhe i humbi edhe ata shokë që i kishte”
    , ka shkruar Dugolli.

    https://www.facebook.com/enver.dugolli/posts/3369075743184692

    Këtë deklaratë të Dugollit e ka mbështetur edhe anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla, që e ka shpërndarë postimin e tij mëngjesin e sotëm.

    https://www.facebook.com/xhelal.svecla/posts/10226276904568465

    Deklaratës së presidentit i ka reaguar edhe ish’këshilltari i Kurtit, Jeton Zylfaj. Ai në Facebook ka shkruar se vetë Thaçi ishte larg vijave të fronit të luftës, e afër vijave për pushtet e pasurim.

    https://www.facebook.com/jetonzulfaj/posts/4032868470059850

    Anëtari i kryesisë së LVV’së, Arbër Zaimi ndërkaq ka shkruar se Thaçi i ka keqpërdorur të gjitha mundësitë për të forcuar e zhvilluar shqiptarët.

    https://www.facebook.com/zaimi/posts/10157487145986129

    Deklarata e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit vjen pas deklarimit të Albin Kurtit se presidenti i vendit “ka kënduar si bylbyl para prokurorëve të Hagës për katër ditë me radhë”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!