Presidenti Hashim Thaçi, vazhdon të bëjë akuza ndaj ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.
Sipas Thaçit, ish-kreu i PD-së Berisha është argat i Sllobodan Millosheviçit prej 3 dekadash, bën përçarësin e politikës shqiptare, përqafon idetë antikombëtare dhe pengon të ardhmen zhvillimore të Shqipërisë.
“Saliu ka qenë gjithmonë që Kosova të jetë autonomi kulturore nën Serbinë. Ai ka pasur vullnetin dhe ka treguar angazhim që Kosova të mbetet nën Serbi”.
“Sali Ramë Berisha ka furnizuar Millosheviçin me kallashnikovë që të vazhdonte gjenocidin në Kosovë”.
Thaçi në Top Channel tha se ka gabuar që e ka marrë seriozisht Berishën e pastaj thotë se me të mund të përballet dhe të argumentojnë deklaratat.
“Edhe pse më ka burgosur edhe pse bashkëluftëtarët e mi, unë e kam respektuar dhe i kam shkuar në zyrë kur ishte i izoluar nga kombi dhe bashkësia ndërkombëtare në vitin ’99. E kam gjetur në gjendje të çakorduar mendërisht”, ka thënë Thaçi.
Thaçi tutje i thotë Berishës se në Kosovë “e njohin Kanunin, e njohin Kushtetutën, dhe e njohin përballjen”.
Thaçi e ka ftuar ish-kryeministrin dhe ish-presidentin e Shqipërisë në një debat ballë për ballë.
Derisa Berisha e quan vazhdimisht Thaçin “argat i presidentit serb Aleksander Vuciqin”, duke refuzuar t’ia thotë emrin, Presidenti i Kosovës i përmend vazhdimisht edhe emrin e babait.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.