×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi e akuzon Kurtin për lojalitet ndaj Serbisë

    Reporteri
    22 Maj 2020 | 9:51

    Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin për lojalitet ndaj Serbisë, i cili mundësoi shtrirjen e autoritetit të shtetit serb në veri.


    Thaçi ka thënë se në kohën e pandemisë Kurti lejoi mjekët serbë në veri, pranoi testet serbe dhe mundësoi shtrirjen e ndikimit serb në veri të vendit.

    “Kryeministri Kurti i mundësoi autoritet të shtuar Serbisë në Kosovë. Kurti u tregua shumë lojal ndaj Serbisë dhe në emër të luftës kundër pandemisë mundësoi shtrirjen e autoritetit të Serbisë në veri”, tha Thaçi.

    Sipas Thaçit Kurti ka lejuar shtrirjen e autoritetit të Serbisë në pjesën veriore të vendit.

    “Serbia vetën në 2005-2006 ka pasur autoritet më shumë në veri. Pranimi i testeve nga Serbia në një rrethanë të tillë, të dërguara nga Kina, pastaj ndërtimi i një rrethane të hekurt kufitare Kosovë-Shqipëri dhe hapja e kufirit me Serbinë ka qenë veprim i gabuar jo i mençur dhe i dëmshëm për shtetit e Kosovën. Nuk është akuzë është realitet dhe këtë e dinë të gjithë. Edhe në kohën e Enver Hoxhës ka ekzistuar komunikimi Kosovë-Serbi”.

    Ndryshe, Thaçi ndër të tjera ka thënë se nuk ka pasur asnjë ndikim në rrëzimin e Qeverisë Kurti.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!