Sot mbushen 30 vjet që kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut.
Në këtë ditë historike, Kosova është shpallur njësi e veçantë, në kuadër të Federatës së atëhershme jugosllave.
Me këtë rast, përmes një postimi të bërë në FB, presidenti Thaçi ka thënë se Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990 është moment i paharrueshëm politik dhe historik, që na bashkoi në rrugën e pavarësisë
Ky është postimi i plotë:
Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990 është moment i paharrueshëm politik dhe historik, që na bashkoi në rrugën e pavarësisë. Si akt politiko-juridik ishte shprehje e vullnetit dhe aspiratave të popullit tonë për liri, demokraci dhe pavarësi, të cilat i institucionalizuam pas një procesi të gjatë me shumë sakrifica. Mirënjohje të gjithë atyre që pandalshëm punuan për ta bërë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. HTH
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.