presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se do të provojë t’ia marrë Serbisë, komunat me shumicë shqiptare si Preshevën, Bujanocin e Medvegjën pa iu dhënë asgjë.
Këto komente Thaçi i bërë gjatë intervistës së tij në emisioni ‘Opinion’ të Bledi Fevziut.
I pyetur në lidhje me dëshirën për të marrë Medvegjën e Presheven e Bujanocin, Thaçi u përgjigj si vijon: “Po, ajo është dëshirë e kahmotshme. Në dialog nuk do të ngurroj që ta shtrojë, pa e cenuar tërësinë territoriale të Kosovës.”
Tutje ai ka thënë se kosovarët nuk i ka ndalur as Serbia e as tani pandemia që të shkojnë në Shqipëri dhe se mes Kosovës e Shqipërisë duhet të ketë më shumë përafrime.
“As s’ka mujt Serbia me na ndalë e as Covidi. Mes Kosovës e Shqipërisë duhet të ketë sa ma shumë përafrime politike dhe konsensuse”, u shpreh ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.