Presidenti Hashim Thaçi e ka komentuar thënjen e publikuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.
“Drita në fund të tunelit”, ka shkruar në Twitter Presidenti Trump, i cili po kritikohet për mosmenaxhimin e duhur gjatë shpërthimin të koronavirusit në SHBA.
Me këtë është pajtuar presidenti Thaçi, duke shtuar edhe se nga kjo gjendje “do të dalim më të fortë’
“Nuk do të mund të pajtohesha më shumë. Së bashku do të dalim më të fortë”, ka shkruar Thaçi.
Duket se të dy e kanë fjalën për gjendjen e krijuar nga pandemia Covid-19, në kohën Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shënojnë numrin më të lartë të të prekurve me virus, në nivel global.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.